LajmeMaqedoniTopLajm

Zëdhënësja e qeverisë nuk e di nëse janë ndarë 35 milionë euro për kampusin e UNT-së

A i ka ndarë qeveria 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkkup, apo kjo shumë është paraparë që të arrihet në ndonjërin prej buxheteve të ardhshme, pa përcaktim kohor? Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva tha se nuk ka informacione të sakta, kërkoi kohë që ta kontrollojë.

Në lidhje me: Nga VLEN thonë se kanë siguruar 35 milionë€ për kampusin e UNT-së, Osmani: Nuk është e vërtetë, nëse shihet konkluzioni i qeverisë

TV21: Së fundmi nga koalicioni VLEN thonë se qeveria ka siguruar diçka mbi 30 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”. A janë siguruar këto mjete? A janë për këtë vit, apo parashihet për buxhetin e ardhshëm?

“Qeveria ka për qëllim përparimin e arsimit, në lidhje me pyetjen tuaj konkrete për Universitetin, më lejoni t’i rishikojmë të gjitha të dhënat që janë dhe për të njëjtën t’ju informoj”, tha ems tjerash Miteva.

Related Articles

Back to top button
Close
Close