LajmeMaqedoniTopLajm

Eksluzive: 13 shoqata të mërgimtarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në Itali nesër protestojnë, eksluzivisht flet organizatori Ilir Fejzi

Njëri nga nismëtarët e protestës së nesërme të shqiptarëve të Maqedonisë në Itali, Ilir Fejzii i kontaktuar gjatë ditës së sotme nga portali Top24 ka konfirmuar se po bëhen përgaditjet e fundit për një protestë masive ditën e nesërme më 13 Tetorë në Itali, shkruan Top24

“Po, jemi në përgaditjet e fundit të protestës së nesërme. Përmes kësaj proteste kemi për qëllim që të përcjellim mesazhin tonë deri te qeveria e Maqedonisë së Veriut se shkarkimi i ambasadorit Vesel Memeti e ka turpëruar Maqedoninë e Veriut para Italianëve ndërsa neve na kanë lënë në mëshirë të fatit sepse ne kemi pasur përvoja të këqija me ish ambasadorët deri sa me Memetin nuk ka shtetas i Maqedonisë që nuk ka qenë i kënaqur. Ambasadori Memeti ishte i kapshëm dhe i qasshëm për të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut pa dallim kombësie, ne kemi nevioj për ambasador të tillë dhe jo si më herët që as përgjigjeshin e as e hapnin ambasadën” tha për Top24 një nga organizatorët.

Thirrje për Protestë në Mbrojtje të Ambasadorit Vesel Memedi: Qeveria po Turpëron Maqedoninë në Sytë e Italisë Ne, diaspora në Itali, ngrihemi për të mbrojtur ambasadorin Vesel Memedi dhe për të kundërshtuar vendimin e padrejtë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ta larguar nga posti i tij pa asnjë arsye. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj të gjithë nesh, sepse për herë të parë kemi një ambasador që me përkushtim ka përfaqësuar interesat tona dhe ka forcuar lidhjet mes Maqedonisë dhe Italisë. Në këtë protestë, të mbështetur nga mbi 13 shoqata të diasporës sonë, kërkojmë që ambasadori të mos shkarkohet. Në këto 33 vite, nuk kemi pasur një ambasador si Vesel Memedi, i cili ka treguar profesionalizëm të lartë dhe integritet të palëkundur. Ai ka përmirësuar imazhin e Maqedonisë në Itali dhe ka punuar për të mbrojtur të drejtat tona si komunitet. Vendimi për largimin e tij pa bazë do të dëmtojë rëndë reputacionin e Maqedonisë para institucioneve italiane, duke shkaktuar një turpërim të panevojshëm në një kohë kur duhet të ndërtojmë ura më të forta bashkëpunimi. Protesta jonë është planifikuar të mbahet më 13 Tetor, në orën 12:00, pranë Ambasadës së Maqedonisë në Romë. Nuk do të lejojmë që ky vendim i padrejtë të realizohet. Qeveria duhet të ndalë menjëherë çdo përpjekje për të shkarkuar ambasadorin Memedi dhe të respektojë zërin tonë, zërin e diasporës në Itali tha Ilir Fejzi organizator i protestës së nesërme.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close