
Kjo ka ndodhur para katër vjetësh, kur pretendimet e rreme mbi rezultatet e vitit 2020 nxitën sulmin mbi Kapitolin më 6 janar 2021. Shpesh, ata që arrestohen me akuza për ndërhyrje në zgjedhje kanë përmendur teori të hedhura poshtë mbi zgjedhjet të cilat kanë qarkulluar pas ditës së zgjedhjeve.
Zgjedhjet që kanë rezultat të ngushtë ku fituesi shpallet i ndikuar nga gara në pak shtete fushëbetejë e rrit rrezikun e tillë. Kjo e bën më të mundshëm që një thashethem si ai mbi valixhet me fleta të paligjshme votimi në shtetin e Xhorxhias, një nga shembujt e vitit 2020, mund të kenë ndikim të madh lidhur me besimin ndaj rezultatit.
Fitorja e Presidentit Joe Biden ndaj rivalit Donald Trump në vitin 2020 nuk ishte edhe aq e ngusht dhe nuk janë gjetur parregullsi të cilat do të kishin ndikimi në rezultat. Megjithatë, pretendimet fallse mbi manipulimin e votave janë besuar në masë të madhe nga shumë mbështetës të zotit Trump, i cili sërish është kandidati i republikanëve për president.
Periudha e gjatë deri në Ditën e Inaugurimit më 20 janar u jep atyre që duan të nxisin dyshime mbi rezultatet kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë.
Shefi i firmës teknologjike Nisos, Ryan LaSalle tha se nuk do të jetë i qetë derisa të bëj betimin një president i ri pa ndonjë problem serioz.
Një tjetër rrezik sipas zyrtarëve dhe firmave të teknologjisë është se Rusia apo ndonjë vend tjetër armik mund të bëjë përpjekje të kryej sulm kibernetik ndaj sistemit zgjedhor të ndonjë shteti, jo me patjetër të ndryshojë rezultatin por si një mënyrë që nxit votuesit të vënë në dyshim sigurinë e sistemit zgjedhor.
“Periudha më e rrezikshme do të jetë ajo e 48 orëve pas mbajtjes së zgjedhjeve”, thotë Presidenti i firmës ‘Microsoft’ Brad Smith para ligjvënësve të Komisionit të Senatit për Inteligjencë, muajin e kaluar.
Dezinformatat mbi zgjedhjet fillimisht u paraqitën si kërcënim në vitin 2016 kur Rusia kreu sulm mbi ekipin e fushatës zgjedhore të kandidates demokrate Hillary Clinton. Kjo çoi deri te krijimi i rrjeteve të shumta me llogari fallso në rrjetet sociale që të rrisin dezinformatat.
Pavarësisht sfidave, zyrtarët e zgjedhjeve sigurojnë amerikanët që sistemi zgjedhor është i papërshkueshëm nga ndonjë sulm i cili ka qëllim të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Derisa ka operacione që kanë qëllim të shpërndajnë dezinformata, përmirësimet që janë bërë në sistemin zgjedhor e kanë bërë atë edhe më të fuqishëm se më parë për të përballuar përpjekjet për të ndryshuar rezultatin.
“Individët keqdashës, edhe nëse do të përpiqeshin, nuk mund të kenë një ndikim në rezultatin e zgjedhjeve”, tha për agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’ Jen Easterly, drejtore e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës në Shtetet e Bashkuara./VOA.



