LajmeRajon

Guerot mirëpret vendimin e Qeverisë për hapjen e kufirit në Merdare për mallrat serbe

Ambasadori i Francës, Oliver Guerot e ka përshëndetur vendimin e qeverisë për heqjen e kufizimit të mallrave serbe përmes pikës kufitare të Merdares.

Ai e ka cilësuar këtë si vendim të rëndësishëm.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallra nga Serbia. Ky është një vendim i rëndësishëm që mundëson progres në integrimin rajonal (procesi i Berlinit) dhe drejt integrimit evropian. Qasja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, ka shkruar ai në X

Qeveria Kosovës të hënën ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për mallrat që nisen nga Serbia. Qeveria e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar. Qeveria e Kosovës e kishte vendosur ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye “sigurie”, pasi tre policë të Kosovës ishin arrestuar nga policia serbe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close