
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski sot në Tiranë është pritur nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Evin Hoxha.
Toshovski theksoi se me ministrin Hoxha diskutuan tema që janë me interes të përbashkët për qytetarët tanë. Tema e parë ishte ngritja e sistemit “One Stop Shop” që do të mundësojë kontroll të përbashkët kufitar, që nënkupton një transferim më të shpejtë të udhëtarëve brenda pikave kufitare që kemi me Republikën e Shqipërisë. “, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, Toshkovski.
Ndër të tjera, u diskutua për luftën kundër krimit të organizuar transnacional, migracionit ilegal dhe kontrabandës me njerëz, një projekt për rehabilitimin dhe rindërtimin e pikës kufitare Blato-Spas dhe thellimin e përgjithshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë.



