LajmeMaqedoniTopLajm

Indeksi i transparecës, Komuna e Tearcës e dyta si më transparentja në Pollog

Komuna e Tearcës e udhëhequr nga kryetari i saj Nuhi Neziri është shpallur komuna e dytë në rajonin e Pollogut për nga Transparenca ndërsa e 52 në nivel të vendit si komuna që i takon më të mirëve, shkruan Top24

Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit’’Monitorimi i prokurimit publik’’ që kryhet nga ‘’Qendra për komunikim qytetar’’, dhe që mbështetet financiarisht nga ‘’Fondacioni për shoqëri të hapur’’- Maqedoni.‘’ Transparenca aktive’’ nënkupton publikimin e informacionit me iniciativën e vetë institucioneve, pa u paraqitur asnjë kërkesë për qasje në ato informacione.

Ky hulumtim ka të bëj me publikimin vullnetarë të informacioneve,  Informacionet e publikuar vullnetarisht ndihmon organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues të prodhojnë dhe publikojnë hulumtime që i ndihmojnë qytetarët të kuptojnë më mirë funksionimin e institucioneve, të drejtat dhe detyrimet e tyre, mënyrën se si ata mund të ndikojnë në marrjen e vendimeve që reflektohen në jetën dhe punën e tyre të përditshme, si dhe qasje më të lehtë në shërbimet e ofruara nga shteti.

” Në bazë të të dhënave të publikuara nga ‘’Transparenca aktive’’ në kuadër të rangimit të përgjithshëm të të gjitha institucioneve , Komuna e Tearcës është në rangun e ‘’Më të mirëve’’ e 52 me rradhë,ndërsa në aspekt komunal të komunave të rajonit të Pollogut, Komuna e Tearcës renditet në vend të dytë,çka dëshmon se ne si komunë jemi përpjekur maksimalisht që të jemi sa ma transparente ndaj qytetarëve,të cilët kanë mundësi të ndjekin për së afërti punën tonë si institucion publik. Komuna jonë do të jetë konsekuente në qëllimet dhe synimet në mënyrë transparente për të ngritur vlerat dhe arritur kërkesat e qytetarëve tanë.
Me respekt” thuhet në njoftimin e komunës së Tearcës

Related Articles

Back to top button
Close
Close