
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, përmes një reagimi ka kujtuar se për herë të parë pas shtatë viteve paga mesatare e Maqedonisë së Veriut është ulur për njëmi denarë edhe ate për 100 ditë qeverisje të Mickovskit, ndërsa qytetarët u përballën me një realitet të pakëndshëm, shkruan Top24
100 ditët e qeverisë së Mickoskit: Paga mesatare ulet për 1000 denarë.
Për herë të parë pas shtatë viteve, në 100 ditët e kaluara, qytetarët u përballën me një realitet të pakëndshëm – pagat filluan të bien, paga mesatare u zvogëlua për 1000 denarë.
Ky është rezultat i politikës së dështuar ekonomike të qeverisë aktuale të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.
Qeveria nuk e realizoi as premtimin për pagën minimale, duke treguar se nuk i intereson punëtorët.
Mësimdhënësit dhe edukatorët, të cilët meritojnë përkrahje dhe mirënjohje, kanë marrë rritje prej vetëm 0.7%, në vend të 12% që është dashur të ndodhë sipas planit të LSDM-së.
Kjo tregon një degradim të plotë të punëtorëve dhe dinjitetit të tyre, i cili është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i dëmshëm për të gjithë shoqërinë.
Ndërsa pagat bien, standardi i qytetarëve ulet.
Qeveria e Mickoskit nuk arriti t’i mbrojë qytetarët nga çmimet e larta. Masat janë të vonuara dhe pa efekt dhe interesi i tregtarëve duket se është më i rëndësishëm se interesi i vetë qytetarëve.
Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk realizuan asnjë nga premtimet e mëdha. Kjo është qeveria më e paaftë ndonjëherë.



