
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e sotme që ditën e hënë, datë 7 tetor, ora 18:00, të ftojë qytetarët shqiptarë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive.
Narkoshtetin, pra të gjitha këto pushtete, të cilat janë më shumë se pushtetet që kishte diktatori i fundit komunist në vitin 1991, janë aktualisht instrumente të mobokracisë, diktaturës të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen të shqiptarëve të Edi Ramës”, tha Berisha.
Berisha shtoi se, shqiptarët presin nga PD sulm dhe vetëm sulm.
“Shqiptarët nuk na duan të qëndrojmë në mbrojtje, pas të gjitha këtyre, shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm. Revolta jonë, sulmi ynë duhet të jetë në nivelin e sulmeve që na janë bërë për të na fshirë nga faqja e dheut”, tha Berisha.
Kreu i PD nënvizoi se më 6 tetor, çdo opozitar, çdo shqiptar të largojë flamujt partiakë dhe të ngrejë vetëm flamurin kombëtar, flamurin e shpëtimit të Shqipërisë,
“O sot, o kurrë, pa kthim, të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike. Është radha jonë dhe ne do i qëndrojmë. Vetëm kështu Shqipëria rikthehet në rrugën e ligjit, Kushtetutës. Vetëm kështu ndalohet rrokullisja e saj dhe shoqërisë sonë drejt abiseve të historisë”, tha Berisha.
Kjo thirrje, tha i ai, “është për çdo shqiptar pa dallim partie, përballë narkodiktaturës nuk ka demokrat, socialist, pa parti, të majtë ose të djathtë. Sot, çdo vijë ndarëse që ekziston dhe do ishte e ndershme në një situatë normale, është fshirë”.
Prandaj, shtoi Berisha, “më 6 tetor, çdo opozitar, çdo shqiptar të largojë flamujt partiakë dhe të ngrejë vetëm flamurin kombëtar, flamurin e shpëtimit të Shqipërisë. Sepse demokracia, zgjedhjet e lira, sovraniteti, nuk i përkasin vetëm një partie, u përkasin të gjithë shqiptarëve. Vetëm bashkë, shqiptarët e fitojnë këtë luftë”.



