
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë vizituar familjen e gjeneralit Imri Ilazi i njohur si komnandanr Ferri, shkruan Top24
“Vendosa lule të freskëta pranë vendprehjes së gjeneralit me bindjen që vepra dhe ideali i tij do të jetojnë përgjithmonë. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, gjeneral.” shkruan lideri i BDI-së.
Sot isha pranë familjes së gjeneralit, bashkëluftëtarit e bashkëveprimtarit tim, Imri Ilazi, për ta ndarë dhimbjen dhe për ti ngushëlluar për ndarjen nga jeta të komandant Ferrit.
Do të mbetet gjithmonë në kujtesën time si mik besnik, patriot dhe luftëtar i lirisë
Vendosa lule të freskëta pranë vendprehjes së gjeneralit me bindjen që vepra dhe ideali i tij do të jetojnë përgjithmonë.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, gjeneral.




https://www.facebook.com/share/p/T8jsHYqzKA9sGrfd/



