Dhjetëra avionë janë nisur këtë të shtunë nga Izraeli drejt Sirisë.
Hassan Nasrallah, udhëheqësi i lëvizjes militante shiite islamike Hezbollah në Liban, që besohet të ishte shënjestra e sulmit të ashpër ajror Izraelit të së premtes në Bejrut, është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme.
Për vite me radhë, ai nuk është parë në publik pikërisht nga frika se mund të vritet nga Izraeli. Një figurë e errët me lidhje të ngushta personale me Iranin, sheiku luajti një rol kyç në kthimin e Hezbollahut në forcën politike dhe ushtarake që është sot – dhe nderohet lart nga mbështetësit e grupit.


