
Presidenti Joe Biden tha të martën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se “disa gjëra janë më të rëndësishme se të qëndrosh në pushtet”, duke e kthyer vëmendjen tek çështja e demokracisë gjatë paraqitjes se tij të fundit në OKB në mbledhjen e liderëve botërorë.
“Të qenit president ka qenë nderi i jetës sime. Ka shumë më tepër që dua të bëj. Vendosa, pas 50 vitesh shërbimi publik, që t’i le vendin një gjenerate të re lidershipi që të çojë përpara kombin tim. Të mos harrojmë kurrë se disa gjëra janë më të rëndësishme se të qëndrosh në pushtet. Janë njerëzit tuaj ata që kanë më shumë rëndësi. Ky është shpirti i demokracisë,” tha Biden.
Presidenti Joe Biden ngriti si shqetësim numrin e vdekjeve dhe dhimbjen e ndjerë nga civilët e pafajshëm në të dyja anët e konfliktit Izrael-Gaza.
Në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit, Biden tha: Tani është koha që palët të finalizojnë kushtet e saj, të sjellin pengjet në shtëpi dhe të kemi siguri për Izraelin dhe Gazën pa Hamasin, dhe t’i japin fund kësaj lufte.
Biden po ashtu tha se aleatët nuk mund të heqin dorë nga mbështetja. Biden para liderëve botërore tha se nuk mund të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës deri sa të finalizohet me fitimin e luftës.



