
Sonte në Gostivarë ka filluar riorganizimi i strukturave të Aleancës për Shqiptarët pas ndarjes së kësaj partie në dy blloqe. Ajo që bie në sy nga ky takim është se krah Ziadin Selës është reshtuar edhe një nga mërgimtarët më të zëshëm të VLEN i cili është bashkëfshatar i Adnan Azizit dhe Bilall Kasamit, shkruan Top24
Në një postim të degës së ASH-së, në Gostivarë në foto shihet aktivisti i VLEN në krah të djathtë të Ziadin Selës.
“Aleanca për Shqiptarët-Gostivar, duke u kapur fort pas rrënjëve të saj dhe në krye me liderin e partisë, Ziadin Sela është një familje e madhe që qëndron e bashkuar dhe që politika e vjetër nuk e përçanë dot!!!”
#bashkë
#aleancapërshqiptarët



