LajmeRajon

Bekë Berisha lajmërohet pasi u aksidentua: Po trajtohem në QKUK, në mëngjes do t’i nënshtrohet një operimi

Në lidhje me këtë aksident shkroi vetë ai, ku tha se aktualisht janë duke u trajtuar në QKUK-Klinika e Ortopedisë.

Ai tha se janë në duar të sigurta, nën kujdesin e mjekëve të shkëlqyer të cilëve u është mirënjohës, transmeton lajmi.net.

Berisha tha se kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por që duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë dhe miq,

Mbrëmë u përfshiva në një aksident trafiku, por fatmirësisht, së bashku me Pellazgun, kemi pësuar vetëm lëndime të vogla. Aktualisht jemi duke vazhduar trajtimin në QKUK, në Klinikën Ortopedike, ku jemi në duar të sigurta nën kujdesin e mjekëve tanë të shkëlqyer, të cilëve u jemi shumë mirënjohës.

Në mëngjes do t’i nënshtrohem një operacioni, dhe jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë.

Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe shpresoj që t’ua kthej gjithmonë për të mirë.

Me respekt,

Beke Berisha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close