BotaLajmeTopLajm

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Këln-it në Gjermani, zbardhen detajet e para

Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.

Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut – një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante – është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.

Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.

Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person është plagosur lehtë.

Policia u kërkoi qytetarëve që ta shmangin zonën përreth vendit të shpërthimit./rel

Related Articles

Back to top button
Close
Close