
LSDM-ja i kërkon Qeverisë që ta tërheq nga procedura parlamentare Ligjin për huamarrje prej 500 milion eurove, para të cilat do të sigurohen nga Hungaria. Sipas liderit të opozitës maqedonase, Venko Filipçe, Qeveria e Mickoskit pa dhënë asnjë shpjegim po i fut në borxh qytetarët, ndërsa në dispozitat e propozuara nuk ka shpjegime se si do të kthehen ato para, sa do të jetë kamata dhe nëse ka pasoja nga mos realizimi tyre në kohë. Filipçe tha se është i gatshëm të mbështet një zgjidhje ligjore e cila si fillim do të kalonte në debat publik dhe do të konsultohej me ekspertë.



