Nga Kane e Yamal te Rodri dhe Messi, publikohet lista me 30 kandidatët për Topin e Artë 2026/ Shumë emra surprizë, por mungon Raphinha

Londra bëhet këtë vit qendra e futbollit botëror. Më 26 tetor do të zhvillohet ceremonia e Topit të Artë 2026, ku do të kurorëzohen lojtarët më të mirë të sezonit në futbollin e meshkujve dhe femrave.

Në garë janë yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha për një nga ceremonitë më të rëndësishme të vitit.

Topi i Artë, një prej çmimeve më prestigjioze individuale në historinë e futbollit, do të ndahet këtë vit në Londër. Ceremonia e edicionit të vitit 2026 është programuar për 26 tetor, duke shënuar një moment të veçantë pasi event-i largohet nga Parisi dhe zhvillohet për herë të parë në kryeqytetin anglez.

Çmimi, i organizuar nga France Football, vlerëson paraqitjet e futbollistëve gjatë sezonit dhe merr në konsideratë tri elemente kryesore: performancën individuale, sukseset e ekipit dhe klasën e lojtarit së bashku me sjelljen sportive. Për Topin e Artë të meshkujve dhe femrave janë përzgjedhur nga 30 kandidatë.

Edicioni i vitit 2026 pritet të jetë ndër më të diskutuarit në vitet e fundit. Në listën e kandidatëve janë emra që kanë lënë gjurmë gjatë sezonit me klubet e tyre dhe me kombëtaret.

Në mesin e kandidatëve të publikuar janë Jude Bellingham, Pau Cubarsí, Marc Cucurella, Ousmane Dembélé, Luis Díaz, Bruno Fernandes, Gabriel, Erling Haaland, Achraf Hakimi, Harry Kane, Khvicha Kvaratskhelia, Lamine Yamal, Sadio Mané dhe Marquinhos.

Mes emrave më të përfolur për trofeun janë edhe Kylian Mbappé, Rodri, Vitinha, Fabián Ruiz, Lionel Messi dhe Vinícius Júnior, ndërsa gara pritet të përcaktohet nga mënyra se si juria do të vlerësojë sezonin e secilit kandidat.

Faqja zyrtare e Topit të Artë e përshkruan çmimin si një vlerësim që prej dekadash lidh emrat e mëdhenj të historisë së futbollit me yjet e gjeneratës së sotme. Çmimi u krijua në vitin 1956 dhe deri tani janë zhvilluar 69 ceremoni.

Një nga emrat që ka marrë vëmendjen më të madhe në garën e këtij viti është Harry Kane.

Sulmuesi anglez ka zhvilluar një sezon jashtëzakonisht produktiv me Bayern Munich dhe paraqitjet e tij kanë bërë që të konsiderohet ndër favoritët kryesorë për trofeun. Kane ka marrë gjithashtu një shtysë të rëndësishme nga paraqitjet me Anglinë në Kupën e Botës.

Në garë është edhe Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës dhe një prej futbollistëve që ka qenë në qendër të skenës botërore gjatë sezonit.

Spanjolli kërkon të vazhdojë ngjitjen e tij drejt majës së futbollit botëror, ndërsa suksesi me Barcelonën dhe paraqitjet me Spanjën e kanë vendosur sërish në mesin e kandidatëve kryesorë.

Një tjetër favorit i madh është Kylian Mbappé. Francezi ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin individual dhe, sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Topit të Artë, ai shënoi 58 gola për Real Madridin dhe Francën gjatë periudhës së marrë në konsideratë për çmimin.

Fituesi në fuqi i Topit të Artë është Ousmane Dembélé.

Francezi e fitoi çmimin në vitin 2025 pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain. Ai është përsëri pjesë e listës së kandidatëve në vitin 2026, duke synuar të bëhet sërish lojtari më i mirë në botë.

Dembélé nuk do ta ketë të lehtë, pasi këtë herë përballë tij janë një numër i madh kandidatësh që kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm.

Mes tyre janë Kane, Yamal, Mbappé, Haaland, Rodri, Vitinha, Hakimi dhe Kvaratskhelia.

Një emër tjetër me peshë të madhe është Rodri.

Spanjolli është fitues i Topit të Artë në vitin 2024 dhe është përsëri pjesë e listës së kandidatëve. Faqja zyrtare e çmimit e rendit atë mes figurave kryesore të këtij edicioni.

Prania e Rodrit e bën edhe më interesante garën, pasi mes kandidatëve ndodhen disa lojtarë që kanë fituar ose kanë qenë shumë pranë fitimit të çmimit në vitet e fundit.

Topi i Artë nuk kufizohet vetëm te futbolli i meshkujve.

Edhe për Topin e Artë për femra janë përzgjedhur 30 kandidate.

Mes emrave të listës janë Selma Bacha, Barbra Banda, Klara Bühl, Esmee Brugts, Mariona Caldentey, Cata Coll, Melchie Dumornay, Caroline Graham Hansen, Alex Greenwood, Patri Guijarro, Pernille Harder, Yui Hasegawa, Rose Lavelle, Mapi León, Lorena, Vivianne Miedema, Ewa Pajor, Claudia Pina, Alexia Putellas, Wendie Renard, Alessia Russo, Khadija Shaw, Caroline Weir dhe Tessa Wullaert, ndër të tjera.

Një mungesë e rëndësishme është ajo e Aitana Bonmatí, fituese e tre edicioneve të fundit të Topit të Artë për femra, e cila nuk është në listën e këtij viti pas një dëmtimi që e la jashtë pjesës së mbetur të sezonit.

Lamine Yamal nuk është vetëm në garën për Topin e Artë.

18-vjeçari është gjithashtu kandidat për çmimin e talentit të ri të vitit, ku konkurron me emra si Kerim Alajbegović, Ayyoub Bouaddi, Pau Cubarsí, Yan Diomandé, Lennart Karl, Éli Junior Kroupi, Johan Manzambi, Ibrahim Maza dhe Warren Zaïre-Emery.

Nëse do ta fitojë, Yamal do të vazhdojë të forcojë statusin e tij si një prej talenteve më të mëdha të gjeneratës së re.

Një tjetër prej trofeve të rëndësishëm është Çmimi Yashin, që i jepet portierit më të mirë.

Në listën e kandidatëve për meshkuj janë:

Yassine Bounou

Thibaut Courtois

Joan García

Gregor Kobel

Emiliano Martínez

Édouard Mendy

David Raya

Matvey Safonov

Unai Simón

Vozinha

Në kategorinë e femrave janë përzgjedhur Ann-Katrin Berger, Cata Coll, Hannah Hampton, Lorena dhe Ayaka Yamashita.

Edhe trajnerët do të kenë një çmim të veçantë në ceremoninë e Londrës.

Në kategorinë e Trajnerit të Vitit për meshkuj janë:

Mikel Arteta – Arsenal

Luis de la Fuente – Spanjë

Unai Emery – Aston Villa

Vincent Kompany – Bayern Munich

Luis Enrique – Paris Saint-Germain

Në garën e femrave janë Jonatan Giráldez, Andrée Jeglertz, Nils Nielsen, Pere Romeu dhe Elena Sadiku.

Një tjetër çmim i rëndësishëm është Klubi i Vitit për meshkuj.

Pesë klubet e nominuara janë:

Arsenal

Bayern Munich

Bodø/Glimt

Flamengo

Paris Saint-Germain

Në kategorinë e femrave janë nominuar Barcelona, Bayern Munich, Club América, Manchester City dhe Lyon.