
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski dhe gjyqtarja Tatjana Vasic-Bosadzieva zhvilluan takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Drexler.
Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga bashkëpunimi i deritanishëm me ambasadën gjermane, përmes projekteve që promovojnë avancimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Ambasadorja Drexler theksoi se është e kënaqur me aktivitetet e deritanishme të përbashkëta dhe paralajmëroi mbështetje për bashkëpunim të ardhshëm me organizata dhe ekspertë gjermanë në fushën e së drejtës kushtetuese.



