LajmeMaqedoni

Bela: VLEN – Kuislingët e pushtetit

Marrja në mbrojtje e Afrim Gashit nga ana e VMRO-së dhe Mickovskit është nga shkaku se VLEN janë kuislingë sepse u futen në Qeveri pas humbjes së thellë në zgjedhje e që nënkupton se nuk kanë kredibilitet.
Sdq, përse duhet dënuar Afrim Gashi?
Afrim Gashi e ka pranuar publikisht se e ka urdhëruar sigurimin të shkon në aeroport.
Nga Gjykata, gjithkund urdhër-dhënësi dhe urdhër-zbatuesi dënohen. Shembull eklatant për këtë gjë është dënimi për Lube Boshkovski dhe Johan Tarçullovski, pra urdhër-dhënësi (Lube) dhe urdhër-zbatuesi (Johan). Në rastin e Afrimit, dënohen vetëm pjesëtarët e sigurimit të tij e që paraqet absurditet në vendimin e MPB-së e cila duke tentuar që të mbrojë Afrim Gashin bën shkelje të dyfishtë.
Pra, kur flasim për përgjegjësi duhet patur parasysh se përgjegjësia fillon prej lart – poshtë. Pra, nga Afrimi si urdhër-dhënës e deri tek sigurimi i tij që n’këtë rast është urdhër-zbatues.
VMRO dëshmoi sot se pse janë përfaqësuesit e VLEN të preferuarit e tyre. Sepse të tillë pa kredibilitet janë më të menaxhueshëm dhe më të dëgjueshëm. Gati 3 muaj na dëshmuan me vepra konkrete se kurrë më kuislingë se kaq s’kemi parë ne shqiptarët.
Përgjegjësia morale: Nga urdhëri i Afrim Gashit e pësuan familjarët e sigurimit të tij që mbetën pa rrogë përderisa ky krekoset nga mbrojtja e Mickovskit ndaj tij.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close