
Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka njoftuar se është kërcënuar nga një person që paraqitet si zyrtar i MUP-it serb.
Pas kësaj, në një prononcim për lajmi.net, Zeqiri tha se në lidhje me këto kërcënime është informuar edhe Policia e Kosovës.
Ai theksoi se ka pasur disa kërcënime radhazi, por se nuk e frikësojnë.
“Jo, jo absolut nuk frikësona. Unë në punë jam, s’e kam këtë problem kurrë nuk frikësona fare prej tyre”, shtoi Zeqiri.
Ai tha se është kërcënim i tillë, me shkrim me fotografi kërcënuese.
“Qeta tre muaj ditë më 31 janar kërcënimin e parë dhe pram të dytin pra me shkrim. Të ngjashme kam pas edhe tjera, por jo k’si të forta. Nuk frikësohem fare prej këtyre gjanave.Para tre muajve ka qenë një këso, pra ndodhin këto. Kam pas të natyrës së ngjashme kërcënim vitin e kaluar, por s’besoj se lidhen me zhvillimet e fundit në veri”,shtoi i pari i Zubin Potokut.
Sipas Zeqirit, ka njerëz që prej fillimit ndoshta janë thirrë në kërcënime.
“Thotë se është officer i MUP-it por s’më frikësojnë këto”.
Madje ai iu përgjigj këtyre kërcënimeve duke thënë se “këtu është dhe këtu do të jetë”./Lajmi.net/



