BotaLajme

Maduro “fundos” rivalin e tij pas zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë! Lëshohet urdhër-arresti për kandidatin opozitar

Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar urdhër-arrestin për Edmundo González, kandidatin e opozitës në zgjedhjet e fundit presidenciale të vendit.

Kjo vjen pas një kërkese të prokurorisë publike, e cila është besnike ndaj presidentit Nicolas Maduro. Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve të korrikut nga këshilli zgjedhor i vendit, shumica e anëtarëve të të cilit janë gjithashtu mbështetës të presidentit.

Por qeveria nuk ka publikuar ende asnjë provë për të mbështetur pretendimin e saj për fitore, ndërsa opozita thotë se të dhënat e tyre të sondazheve tregojnë se González fitoi lehtësisht.

“Askush në këtë vend nuk është mbi ligjet, mbi institucionet”, tha presidenti Maduro sipas BBC.

González ishte kandidati që konkurroi kundër Maduros në zgjedhjet e fundit presidenciale të vendit. Që nga votimi, aleanca e tij opozitare ka publikuar të dhënat e votimit në internet, të cilat thotë se tregojnë se ai fitoi zgjedhjet me një diferencë të madhe, prej më shumë se 30%.  Janë këto të dhëna që kanë çuar në nxjerrjen e urdhrit të arrestit.

Ai akuzohet për “krime të rënda” duke përfshirë “uzurpimin” e detyrave publike, falsifikimin e dokumenteve, nxitjen e mosbindjes dhe sabotimin e sistemit, sipas prokurorit publik. Këto akuza janë mohuar kategorikisht nga rivali i Maduros, i cili është fshehur që pas zgjedhjeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close