LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti dhe Fetai takojnë aktorët e teatrit të fëmijëve në Shkup, flasin për problemet që kanë

Zëvendëskryeminstrat, Izet Mexhiti dhe Arben Fetai në mbrëmjen e sotme në çarshinë e vjetër në Shkup kanë takuar aktorët e Teatrit të Fëmijëve në Shkup me të cilët kanë folur në detaje sfidat me të cilat ata po përballen dhe shqyrtuan propozime për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e kushteve në këtë institucion të rëndësishëm kulturor, shkruan Top24

“Së bashku me Arbenin sot takuam aktorët e Teatrit të Fëmijëve në Shkup. Diskutuam në detaje sfidat me të cilat ata po përballen dhe shqyrtuam propozime për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e kushteve në këtë institucion të rëndësishëm kulturor.
Teatri i Fëmijëve përveç që është pjesë e rëndësishme kulturore e Çarshisë së vjetër të Shkupit, është vend ku fëmijët kanë mundësi argëtimi dhe edukimi artistik.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarët e Forumit Rinor të VLEN dhe përfaqësues të Departamentit të Kulturës.
Ne jemi të përkushtuar të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për të mbështetur dhe zhvilluar më tej Teatrin për Fëmijë.
Faleminderit artistëve për kontributin dhe përkushtimin e tyre!” shkruan Izet Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close