LajmeSport

“Emocionuese të luash me yllin e dytë në fanellë”, Asllani konfirmon të ardhmen te Interi: Do synojmë t’i fitojmë të gjitha

Kristjan Asllani ishte një nga lojtarët që u aktivizua titullar nga Simone Inzaghi në miqësoren që Interi zhvilloi kundër Las Palmas, që u fitua 3-0 nga zikaltrit.

Në një intervistë pas sfidës, mesfushori i Kombëtares shqiptare u shpreh se ndihej tepër i emocionuar që luajti me fanellën e re me dy yje, teksa në një mënyrë konfirmoi që do të jetë sërish pjesë e Interit dhe për këtë sezon.

“Sezonin e ardhshëm do të përpiqemi t’i bëjmë të gjitha përsëri. Ne jemi një ekip i madh dhe ne duhet të synojmë për majën në të gjitha garat. Ishte shumë emocionuese të dilje në fushë me dy yje dhe Scudetton. Tani mezi presim të kthehemi në San Siro dhe të luajmë para të gjithë tifozëve tanë”, tha si fillim 22-vjeçari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close