Nesër pa rrymë një pjesë e Reçicës së Madhe dhe Kamjanit

Nesër, më 26 nëntor 2026, nga ora 09:00 deri në 14:00, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në dy lokacione në rajonin e Tetovës.

Pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Kamjan, në Komunën e Bogovinës.

Në të njëjtën periudhë, ndërprerja në Reçicë të Madhe do të përfshijë një pjesë të konsumatorëve pranë pikës së pagesës së taksës rrugore, në drejtim të Gostivarit.