LajmeMaqedoniTopLajm

Fillon manifestimi “Takimet e Rekës së Epërme”

Udhëheqësia e shoqatës  ka prezantuar edhe agjendën  e marshit. Sipas  agjendës tubimi do të bëhet në fshatin Duf, në ora 08:30 për të vazhduar më pas në drejtim të Majës së Moravës, ku dhe fillon masivi i Sharrit. Vend ideal për dashamirët e fotografive

Vjollca Sadiku

Dibër, 26 korrik – Këtë ditë fillon manifestimi “Takimet e Rekës së Epërme”. Në prag të këtij aktiviteti u mbajt në Dibër edhe takimi mes  kryetarit të komunës  Dibrës Hekuran Duka me ujdheqësinë të Shoqatës kulturore “Reka e Epërme”. Në këtë takim  është theksuar se Dibra gjithmonë por edhe në të ardhmen do t’i jep një përkrahje të fuqishme manifestimit “Takimet të Rekës së Epërme”, meqë ky aktivitet ka një domethënie shumë të madhe kombëtare.

Kryetari i komunës Dibër, Hekuran Duka ka informuar se në takimin me kryetarin e Shoqatës kulturore “Reka e Epërme” me seli në Gostivar, Ismail Murati është biseduar rreth manifestimit. “Biseduam shumë çështje të cilat meritojnë një vëmendje të veçantë nga ne Dibranët pasi që kjo pjesë e popullit shqiptar është e përvuajtur dhe e malltretuar nga të gjitha llojet e mundshme shoviniste për t’i asimiluar dhe dëbuar nga vatrat e tyre. Shoqata mban ende vatrën e ndezur të identifikimit kombëtar. Në evenimentin tradicional që organizon kjo shoqatë ‘Takimet e Rekës’ dhe mbahet çdo vit, prezantohet kultura dhe tradita shumë interesante dhe e pasur  e kësaj ane. Komuna e Dibrës do të mbështesë pa rezervë këto aktivitete dhe në vazhdimësi do të jetë përkrahësi kryesor”, ka thënë kryetari i Dibrës, Hekuran Duka. Nga ana e kryetarit të shoqatës “Reka e Epërme”, Ismail Murati në takim kryetari i komunës Duka ka qenë i informuar për aktivitetet konkrete, që fillojnë më 28 korrik me marshin tradicional, që do të mbahet  në fshatin Duf në Rekën e Epërme.

Udhëheqësia e shoqatës  ka prezantuar edhe agjendën  e marshit. Sipas  agjendës tubimi do të bëhet në fshatin Duf, në ora 08:30 për të vazhduar më pas në drejtim të Majës së Moravës, ku dhe fillon masivi i Sharrit. Vend ideal për dashamirët e fotografive. Pastaj kthehemi në fshatin Duf dhe aty e mbyllim aktivitetin tonë me argëtim dhe ushqim. I gjithë shtegu është gjithsej 15 km dhe hyn në kategorinë e shtegut mesatar i cili është i përshtatshëm edhe për fillestarë. Tubimi në ora 8:30, thonë organizatorët. Ata po ashtu kanë informuar se më 4 gusht të këtij viti do të mbahet manifestimi qendror “Takimet e Rekës së Epërme 2024” . Çdo vit në këtë manifestim kombëtar marrin pjesë edhe përfaqësues të pushtetit vendor të Dibrës, por edhe shumë qytetarë dibranë. (koha.mk)

Related Articles

Back to top button
Close
Close