LajmeSport

VIDEO/ Joel dhe super Dabjani, Egnatia feston në Islandë

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste.

Joel, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, realizoi golin e fitores për skuadrën e Edlir Tetovës në duelin e parë të raundit të dytë në Conference League.

21-vjeçari shfrytëzoi një pasiguri të portierit vendas në minutën e 33’, duke shënuar një gol tepër të rëndësishëm.

Më pas Ilir Dabjani “show”. Portieri 23-vjeçar, i cili debutoi në kompeticionet europiane, kreu disa pritje fantastike duke dhënë kontribut të madh në suksesin e rrogozhinasve.

Në fund festë shqiptare në stadiumin “Vikingsvollur”, me Egnatian që u mbështet gjatë gjithë kohës nga tifozët e paktë në numër, por të zjarrtë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 1 gusht. Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 20:00.

Conference League
Raundi i dytë

VIKINGUR-EGNATIA 0-1 (Joel 33′)

 90+11′ Mundësia e fundit për islandezët, shpëton Egnatia, që siguron një fitore të madhe në transfertë.

Lojtës Videosh

00:00
00:23

 

 81′ Vendasit të rrezikshëm në luftën në ajër. Gjuan Gunnar Vatnhamar, topi kalon ngjitur me shtyllën…

Lojtës Videosh

00:00
00:23

 

 78′ Zbritje e shpejtë e Egnatias. Aburrahman Fangaj hedh një top në zonë, gjuan jashtë Regi Lushkja.

Lojtës Videosh

00:00
00:23

 

 72′ Përsëri Dabjani që shpëton Egnatian nga pësimi i golit. Fantastik 23-vjeçari në debutimin në Europë.

Lojtës Videosh

00:00
00:20

 

 66′ Vikinguri në sulm. Mundësi e mirë për Danijel Djuric, i pakalueshëm Dabjani.

Lojtës Videosh

00:00
00:26

 

 62′ Minuta të mira për skuadrën islandeze. Vendimtare ndërhyja e Albano Aleksit, i cili eviton një rrezik të madh në portën rrogozhinase.

Lojtës Videosh

00:00
00:32

 

 55′ Kombinime të bukura mes lojtarëve të Vikingurit. Driblim fantastik i kapitenit Hansen, për t’u harruar gjuajtja e qendërsulmuesit danez. Shpëton Egnatia.

Lojtës Videosh

00:00
00:37

 

 49′ Egnatia e fillon në sulm pjesën e dytë. Goditje e menjëhershme e Edison Ndrecës, mbrojtja vendase devijon në këndore.

Lojtës Videosh

00:00
00:19

 

 40′ Vikinguri në kërkim të barazimit. Provon me kokë kapiteni Nikolaj Hansen, Ilir Dabjani pret në dy kohë.

Lojtës Videosh

00:00
00:20

 

 33′ Pasiguri e portierit vendas, Joel përfiton dhe kalon Egnatian në avantazh. 

Lojtës Videosh

00:00
00:28

 

 14′ Sërish Egnatia, Albano Aleksi gjuan bukur nga larg, në gatishmëri portieri islandez.

Lojtës Videosh

00:00
00:31

 

 13′ Provon Joel me të majtën, grushton në këndore portieri Ingvar Jonsson.

Lojtës Videosh

00:00
00:23

 

 5′ Rreziku i parë në portën e kampionëve të Shqipërisë. Oliver Ekroth gjuan me kokë, pritje mjaft e bukur e Ilir Dabjanit.

Lojtës Videosh

00:00
00:20

FORMACIONET ZYRTARE

Publikohen formacionet e Vikingur-Egnatia. Kampionët e Shqipërisë u zhvendosën në raundin e dytë të Conference League pas eliminimit nga Championsi.

Skuadra e Edlir Tetovës luan sonte duelin e parë në transfertën islandeze, takim që vjen live në SuperSport 2 (20:45).

Related Articles

Back to top button
Close
Close