
Komuna e Tetovës më 15 Korrik njoftoi qytetarët se kohëzgjatja e orarit të parkingut nga data 15.07.2024 deri më 15.08.2024 me pretekstin se ky veprim është ndërmarë përshkak mërgimtarëve.
Por në fakt ndodh e kundërta. Në një sms porosi të dërguar në redaksinë e Top24 shihet që parkingu i qytetit vazhdon të zhvatë qytetarët edhe pas orës 21:00 edhe pse kanë kaluar dhjetë ditë nga njoftimi i komunës se orari i parkingut është shkurtuar.
“Komuna e Tetovës në bashkëpunim me ndërmarrjen Parkingu i Qytetit, ka vendosur që të shkurtojë orarin e parkimit zonal për dy orë, respektivisht tani koha e parkimit do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00, dy orë më herët se zakonisht.
Tashmë të gjithë qytetarët pas orës 21 mund ta shfrytëzojnë parkimin pa pagesë. Ky vendim do të filloj nga 15 i këtij muaji deri më 15 gusht.
Tani është koha kur mërgimtarët tanë janë për pushime në vendlindje dhe në shenjë respekti kemi vendosur të shkurtojmë orarin e parkimit me pagesë.
Poashtu, tashmë oborret e shkollave në Tetovë janë të lira dhe parkimi është falas. ” thuhej në njoftimin e komunës së Tetovës.





