LajmeRajon

Sveçla dhe Krasniqi pinë kafe në Mitrovicën e Veriut të shoqëruar nga Policia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar sot Mitrovicën e Veriut dhe kanë pirë kafe në një kafene afër urës kryesore.

Në fund të shëtitores së Mitrovicës kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë siguruar zonën përreth kafenesë, raporton kosovo-online.

Bashkë me ministrat ishte edhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

I pyetur se cila është arsyeja e vizitës së sotme, Sveçla është përgjigjur shkurt se ka ardhur për të pirë kafe.

“Kam ardhur për të pirë kafe. E gjithë jeta ime është zyrtare,” tha Sveçla.

Related Articles

Back to top button
Close
Close