
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski gjatë vizitës zyrtare në SHBA sot ka takuar kryeministrin Bullgarisë, Dimitar Gllaçev ku dy kryeministrat kanë konstatuar se duhet të relaksohen raportet mes dy vendeve shkruan Top24.
“Në margjinat e fotosesionit zyrtar të liderëve të qeverive dhe krerëve të shteteve të samitit të NATO-s, pata një bisedë të shkurtër me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavçev. U konstatua se marrëdhëniet duhet të relaksohen dhe theksova se duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të shfrytëzojmë mundësitë për bashkëpunim. Temat e së shkuarës dhe hapja e pengesave të reja nuk do t’i afrojnë të dy popujt dhe se duhet të ndërmerren përpjekje dhe hapa që do të ngjallin besim midis shteteve si në periudhën para vetos dhe fillimit të politikës së pengesave.” dhkruan Mickovski.



