LajmeSport

Një brazilian për Milanin, gati dhurata e parë për Fonsecan

Milani vazhdon të eksplorojë tregun e sulmuesve në kërkim të zëvendësuesit të Oliver Giroud. Alvaro Morata është një emër që është kthyer fuqishëm në modë, dhe nga i cili drejtuesit e kuqezinjve presin një përgjigje përfundimtare.

Me kapitenin e kombëtares spanjolle që është në dilemë rreth qëndrimit tek Atletico Madrid dhe rikthimit në Serie A, ku ka kaluar 4 sezone me bardhezinjtë e Juventusit.

Por jo vetëm për sulmin, drejtuesit e Milanit po mendojnë edhe për mbrojtjen, sidomos për krahun e djathtë të prapavijës. Kuqezinjtë kanë bërë ofertën e parë për Emerson Royal.

25-vjeçari është nën kontratë me Tottenhamin, ndërkohë që ka veshur 15 herë fanellën e kombëtares së Brazilit. Përveç linjës së djathtë, Royal mund të aktivizohet edhe si qendërmbrojtës.

Sigurisht, ende ka një distancë midis kërkesës dhe ofertës, me 10 ditët e ardhshme që do të jenë vendimtare për lojtarin latin. I cili po pret marrëveshjen mes klubeve për të nisur aventurën italiane.

Në sezonin e fundit me Spurs, Royal luajti 24 ndeshje në total. Drejtuesit e klubit londinez kërkojnë 20 mln euro për kartonin e tij, por te Milani insistojnë në uljen e kësaj shume.

Related Articles

Back to top button
Close
Close