LajmeMaqedoniTopLajm

ASH reagon ndaj Arben Taravarit: Ndale dorën Arben, dy maqedonas edhe në Fondin Shëndetësor

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ka reaguar ndaj ish bashkëpartiakut, ministrit të shëndetësisë Arben Taravari pas emërimit të dy drejtorëve të Fodit të Sigurimit Shëndetësorë, ku ndër vite njëri nga këta drejtorët ka qenë shqiptarë ndërsa sot janë emëruar të dy maqedonas, shkruan Top24

Me formimin e Qeverisë jolegjitime, shqiptarër çdo ditë po humbin drejtoritë më me peshë në vend. Pas Agjencionit për Zbulim, ku u shkarkua drejtori shqiptar dhe u emëruan edhe drejtori edhe zëvendës drejtor maqedonas, sot e njëjta ndodhi edhe me Fondin për Sigurim Shëndetësor. Në këtë institucion që është në sektorin e Arben Taravarit, sot morën detyrën dy drejtorë të rinjë, që të dy maqedonas, duke shkarkuar dy ish drejtorët njëri prej të cilëve ishte shqiptar. Me vendimet e filluara që nga formimi i Qeverisë, por edhe me ato që pritet të sillen periudhën në vijim, shqiptarët pas 25 viteve përjashtohen nga pozicionet kyçe në institucionet më me peshë në vend. Ndërkohë partitë shqiptare të cilat humbëm zgjedhjet dhe si të tilla u bënë pjesë e Qeverisë, në disa raste heshtin, ndërsa në disa raste si ky i fundit, bëhen edhe realizatorë të drejtëpërdrejtë të vendimeve kundër shqiptarëve. – Aleanca për Shqiptarët –

Related Articles

Back to top button
Close
Close