Koce Trajanovski, është emëruar Ud drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Emërimi i Trajanovskit vjen pasi Bordi i ri i Drejtorëve shkarkoi drejtorin e mëparshëm, Ejup Rustemi.
Rustemi drejti Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore që nga viti 2020.
Detyra e fundit publike e Trajanovskit të cilën e mbajti ishte kryetar i Shkupit, kur në vitin 2009 mposhti Trifun Kostovskin në zgjedhjet lokale. Mandati i tij për kryetar komune në Shkup zgjati deri në vitin 2017, kur humbi nga Petre Shilegov në zgjedhjet lokale.
Më parë, deri në vitin 2005, Trajanovski ishte kryetar i Komunës së Gazi Babës.
Në vitin 1998 Trajanovski u zgjodh deputet në listën shumicë të VMRO-DPMNE-së, ndërsa në vitin 2002 ishte deputet në listën proporcionale të VMRO-DPMNE-së.
Atij i përfundon mandati për shkak të postit të ri të kryetarit të Komunës Gazi Babë.



