LajmeMaqedoniTopLajm

Ageler: Nuk do të ketë negociata të reja – Mucunski: Nuk ka rrugë më të mirë se anëtarësia e plotfuqishme në BE

Nuk do të ketë negociata të reja për Marrëveshjen e Prespës e as për atë me Bullgarinë, kjo është punë e mbaruar, tha ambasadorja amerikane Anxhela Ageler në intervistën javore për REL. Ajo e deklaroi këtë pasi gjatë periudhës së kaluar kishte një sërë reagimesh nga Greqia për mosrespektimin e Marrëveshjes, ndërsa autoritetet në Bullgari u shprehën kundër negociatave të reja pasi qeveria e re e udhëhequr nga Mickoski shprehu gatishmëri për rinegociim.

“Të jem tejet e qartë. Marrëveshja e Prespës ishte historike për shtetin. E di se ishte tepër e vështirë për shumë njerëz në shtet që ta pranojnë ndryshimin e emrit. Por kjo ishte marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën qeveria e atëhershme dhe bashkësia ndërkombëtare ranë dakord. Ato negociata janë bërë. Nuk do të rinegociohet Marrëveshja e Prespës, nuk do rinegociohet rruga drejt BE-së. Kjo është shumë e qartë”, tha Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-ve .

Ministri i jashtëm Timço Mucunski në Forumin në Dubrovnik theksoi se edhe pse vendi ynë është dëshmitar i bilateralizimit të procesit eurointegrues, megjithatë mbetet proeuropian dhe i përkushtuar ndaj procesit të integrimit europian.

 “Populli ynë është popull që shumë herë ka parë standarde të dyfishta nga institucionet europiane, por çdo herë ka mbetur me orientim europian. Duke pasur besim edhe në momentet e zhgënjimit, ky popull edhe më tej kërkon që qeveria të hapërojë drejt agjendës europiane, sepse nuk ka rrugë më të mirë nga ajo që të bëhemi anëtare e plotfuqishme e BE-së”, tha Mucunski.

Mucunski në Forumin në Dubrovnik zhvilloi takim me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve për Europë, Xhim O Brajan i cili pas takimit në rrjetet sociale shkroi se SHBA-të presin bashkëpunim me qeverinë e re.

“SHBA-të me padurim presin të bashkëpunojnë me qeverinë tuaj të re për avancimin e bashkëpunimit rajonal të Ballkanit perëndimor dhe ta shohin Maqedoninë e Veriut ta vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së”, deklaroi Xhim O Brajan

Përndryshe, kryeministri Mickoski në lidhje me përdorimin e emrit kushtetues paralajmëroi se atë do ta përdorë në komunikim zyrtar por jo edhe për përdorim të brendshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close