Lajme

Gërvalla kritikon qasjen e BE-së për sulmin terrorist në Banjskë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian (BE) për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ajo ka thënë se atje ka ndodhur një akt i hapur agresioni kundër Republikës së Kosovës derisa Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ashtu siç është BE nuk e ka bërë një veprim të tillë?

“Sa i përket Banjskas dhe mosdënimit të Radoiçiqit e as ndalimit të tij, do të doja të dëgjoja një koment nga z.O’Brien dhe z.Lajçak sepse ne në Kosovë e kemi thënë qartë – është akt i hapur agresioni kundër Republikës së Kosovës. Kjo duhet të emërtohet ashtu siç është, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë por jo edhe Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ajo.

Gërvalla: Qeveria serbe me gjuhë hegjemoniste ndaj të gjithë fqinjëve, jo vetëm ndaj Kosovës

Gërvalla në pyetjen se nese duhet dhe ka nevojë, a do ta mbrojë ushtarakisht Kosova pavarësinë e saj?, ka thënë se qeveria e re serbe është e “kapur” nga e kaluara.

“Presidenti i Serbisë jo që nuk e ka qeverinë që sheh ka e ardhmja, por nëse e analizon përbërjen e kësaj qeverie, do të shihni ministra të Millosheviqit, ministra të sanksionuar nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar dhe do të shihni gjuhë hegjemoniste ndaj të gjithë fqinjëve, jo vetëm ndaj Kosovës. Po të ishte çështje vetëm bilaterale, do të ishte më lehtë të zgjidhje por nuk është”, ka thënë ajo.

Më tej e para e diplomacisë kosovare ka thënë se “Është fakt se ky lidership i Serbisë nuk është distancuar nga e kaluar dhe e ka lejuar që rajoni të ndikohet nga e kaluara”.

Gërvalla nga Forumi i Dubrovnikut: Shpresojmë që këtë vit anëtarësohemi në KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ku foli për çështjen e anëtarësimit  të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gërvalla  tha se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka dhënë një votë të qartë prej 82 për qind për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por një gjë e tillë s’ka ndodhur, pasi Kosova s’është futur në agjendën e Këshillit të Ministrave.

Ajo më tej tha se po punojnë fort me ministra e ambasadorë në KiE që një gjë e tillë të ndodh gjatë këtij viti.

“Ata kanë deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat para anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Dhe ja ku jemi aktualisht. Ne po punojmë fort me ministra e ambasadorë në Këshillin e Evropës. Unë sapo kam ardhur nga Strasburgu dhe shpresojmë që këtë vit të bëhemi anëtar të Këshillit Evropës”.

“Por, një gjë është e qartë që kurdo që ndodh kjo, Kosova që nga prilli i vitit 2024 i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Gjithçka tjetër është politike. Çka ishte e rëndësishme për ne në Kosovë për  të arritur ishte të tregojmë që standardet e larta e sundimit të ligjit, demokracisë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave janë në vendin tonë dhe ky është mesazhi më i fortë që Kosova mund ta çojë”, tha Gërvalla.

Related Articles

Back to top button
Close
Close