Zëvendësministri Shabani në pritjen për shënimin e Ditës Kombëtare të Hungarisë

Zëvendësministri i mbrojtjes Admir Shabani sonte ishte i ftuar në shënimin e Ditës Kombëtare të Hungarisë me çrast ka uruar popullin hungarez paqe, begati dhe suksese të mëtejshme, shkruan Top24

Marrëdhëniet e mira ndërmjet shteteve ndërtohen mbi besimin, respektin e ndërsjellë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen.
Në shënimin e Ditës Kombëtare të Hungarisë, vlerësova rëndësinë e miqësisë që lidh dy vendet tona dhe mundësitë për ta çuar bashkëpunimin tonë drejt horizonteve të reja.
I uroj popullit hungarez paqe, begati dhe suksese të mëtejshme. Mbështetja e Hungarisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut mbetet një kontribut i rëndësishëm në realizimin e aspiratave tona për një të ardhme evropiane.