
PArtia qeverisëse e Maqedonisë së Veriut, VMRO-DPMNE përmes një reagimi ka theksuar se është e pa ndershme dhe e jokorekte që Erold Musliu të flasë për profesionalizëm dhe sistem meritash, shkruan Top24
– Është e pandershme dhe e jokorekte që Erold Musliu të flasë për profesionalizëm dhe sistem meritash. Njeriu i Agjencisë së Inteligjencës ka bërë selinë e partisë LSDM, duke organizuar bastisje, sulme me VMRO-DPMNE-në, thonë nga VMRO.
Ata akuzojnë se agjencia e drejtuar nga Eroldi ishte duke bërë konflikte me gazetarë, media dhe personalitete që kritikonin krimin e SDS-së dhe BDI-së.
“Musliu me një portfolio të tillë mund të kandidojë vetëm për kryetar të SDS-së në vend që të derdhë lot për shkarkimin e tij”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Ata shtojnë se për punën e tij më shumë flet fakti se përderisa Musliu ishte në postin e drejtorit, bashkëshortja e tij ka marrë një grant prej 620 mijë eurosh me ndihmën e qeverisë.
– Në cilin vend të NATO-s gruaja e drejtorit të një shërbimi merr 620 mijë euro grant për punë që është veprimtari e shërbimit të bashkëshortit?, pyesin VMRO – DPMNE.
Partia e Mickoskit konsideron se mbrojtja e tij nën maskën e përkatësisë etnike është manipulim i rëndë dhe se kjo është arsyeja e mundshme e largimit të tij.



