Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Tetova- Tetovë, Samet Bislimi sot së bashku me ekipet e NPK-Tetova dhe përfaqësues të Parkut Nacional “Mali Sharr” kanë pastruar deponinë ilegale të krijuar në dalje të fshatit Shipkovicë rrugës për në fshatin Brodec. Në këtë lokacion është vendosur edhe një tabelë informuese që apelon të mos hudhen mbeturina dhe të mos kemi më një pasqyrë të tillë, shkrua Top24
“Shihni angazhimi ynë është i përditshëm. Ky aksion në rrugën që lidhë Shipkovicën, Brodecin dhe fshatrat tjerë të Malësisë së Sharrit dëshmon se për ne janë prioritet si qyteti ashtu dhe fshatrat. E kemi obligim që të ofrojmë pastërti dhe ambient të pastër për të gjithë banorët e komunë së Tetovës. Shfrytëzoj rastin të falenderoj Parkun Nacional Mali Sharr dhe njëkohësisht të apelojmë te të gjithë qytetarët e kësaj pjese që të mos hudhin mbeturina dhe të kujdesemi bashkërisht për mjedisin ku jetojmë” tha Samet Bislimi drejtor i NPK-Tetova, përcjellë Top24



