LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Taravari në Prishtinë takon homologun Vitia

Minstri i shëndetësisë, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se vizitën e tij të parë si ministër i shëndetësisë ka vendosur ta realizoj në Prishtinë duke takuar homologun etij Kosovar, Arben Vitia, shkruan Top24

Taravari në vizitën e tij në Prishtinë është shoqëruar nga zëvendëskryeminstri Arben Fetai dhe deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku.

Sot, i shoqëruar nga Zëvendës Kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai, si dhe Deputeti i VLEN, Bekim Qoku, vizitën e parë jashtë vendit e realizova në Prishtinë, ku takuam homolgun tim, Ministrin e Shëndetësisë dhe mikun tonë, Arben Vitia.
Me Arbenin, zvhilluam bashkëbisedim vëllazëror rreth sfidave brenda sistemeve tona shëndetësore dhe prioriteteve tona respektive për periudhën në vijim.
U pajtuam për përshpejtim dhe thellim të bashkëpunimeve midis dy qeverive tona, si në shëndetësi, ashtu edhe në arsim e në politika të qeverisjes së mirë, dhe në çdo sektor tjetër relevant për afrimin edhe më të madh midis dy vendeve tona dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet popujve tonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close