
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa përmes një press konference gjatë mbrëmjes së kaluar ka pranuar humbjen e partisë së tij nga Partia për Veprim Demokratik e Ardita Sinanit. Mustafa para mbështetësve të tij ka theksuar se kjo është një fakt një humbje por kjo erdhi si pasoj e ndikimit të qeverisë së Kosovës e cila e gjitha i qëndroi pranë kundërkandidates sonë, shkruan Top24
Mustafa falenderoi mbështetësit e tij dhe theksoi se PDSH do të jetë parti e parë ashtu si ka qenë për shumë vite dhe se tani është koha që vullneti juaj i pastër të mbrohet me dinjitet.



