LajmeRajon

Edhe Supremja kërkon kthimin e Sekiraqës në paraburgim

Gjykata Supreme, të premten, ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin e Enver Sekiraqës, i dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinë për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza, në paraburgim.

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës, avokatit Besnik Berisha.

Gjykata Themelore e Prishtinës, më 3 maj e kishte dënuar me 25 vjet burgim Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.
Enver Sekiraqës paraprakisht i ishte ndryshuar edhe masa e sigurisë duke u lënë të mbrohet në liri.

Besnik Berisha, avokat i Enver Sekiraqës kishte deklaruar se klienti i tij është larguar nga Kosova me dijeninë e autoriteteve kosovare.

Se Sekiraqa, njeri i mirënjohur nga bota e krimit në Kosovë, i ka ikur drejtësisë, u mor vesh kur Policia e Kosovës kishte shkuar në banesën e tij për ta rikthyer në paraburgimin obligativ, pasi kështu vendosi Gjykata e Apelit duke rrëzuar vendimin paraprak që thoshte se ai mund ta vazhdojë fazën tjetër deri në vendim përfundimtar me një masë të arrestit shtëpiak.

Pas kësaj, Policia e Kosovës, më 23 maj e ka shpallur në kërkim Enver Sekiraqën. Policia, përmes një njoftimi, kërkoi bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close