
Demokrati Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat para nisjes së seancën plenare, ku do të diskutohet Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, e cilësoi një farsë propozimin e mazhorancës për këtë Komision.
“Nëse duan të mbështesin SPAK, kanë gati amendamentin e PD. Shqiptarët meritojnë përgjigje pse Rama, kjo qeveri, ky parlament, mban të bllokuar propozimet e PD për të bllokuar SPAK. Kjo mazhorancë, ndryshe nga sa thotë, s’ka interes të mbështetur institucionalisht, financiarisht, strukturën e posaçme, po bën gjithçka për ta dobësuar, për ta intimiduar. Nuk ka arsye për SPAK të ekzistojë nëse nuk do të ishte korrupsioni i Ramës. SPAK ka lindur si nevojë e korrupsionit të kësaj qeverie. Ne kemi bërë propozim konkret, votoni amendamendet tona dhe jemi gati të votojmë për të fuqizuar luftën për korrupsionin.
Ata rrinë duke bërë shfaqje të shtrenjta, duke i marrë miliona euro shqiptarëve, për të bërë qejf. Shqiptarët meritojnë lirinë e votës, barazinë para ligjit, PD e ka propozuar këtë”.



