
Një vendim i gjykatës së Madridit vendosi në favor të Superligës së Europës në mosmarrëveshjen që ka me UEFA-n dhe FIFA-n. Të dyja organizatat akuzohen për “abuzim të pozicionit dominues dhe pengim të konkurrencës së tregut të lirë”.
Në vendimin e saj, gjykata urdhëron UEFA-n dhe FIFA-n që të “ndalojnë sjelljen antikonkurruese dhe të ndalojnë përsëritjen e saj në të ardhmen”.
Të dyja organizatat urdhërohen gjithashtu që “të eliminojnë menjëherë të gjitha efektet e veprimeve antikonkurruese që kanë ndodhur para ose gjatë kësaj procedure”, e cila filloi më 18 prill 2021, kur ESLC (Kompania e Superligës Evropiane) njoftoi krijimin e Superligës.



