
Greqia nuk është bërë pengesë për vendet si Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria në rrugën e tyre të integrimit drejt Bashkimit Evropian.
– Advertisement –
Kjo u be me dije nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një interviste. Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin drejt integrimit europian ai ka mohuar te gjitha akuzat e ngritura ndaj Greqisë.
Mitsotakis nuk la pa komentuar edhe “tensionet” me Maqedoninë e Veriut, sidomos pas deklaratës së presidentes së re se cila gjatë betimit i përdori emrin “Maqedoni”.
Kryeministri grek ritheksoi: “Kam pasur disa çështje reale me Marrëveshjen e Prespës, të cilën e ka lidhur qeveria e kaluar.



