
Këshilli i përgjithshëm i LSDM-së sot vendosi që më 30 qershor, të mbahen zgjedhjet e menjëhershme brenda partisë, ku kjo parti do të zgjedhë kryetarin e ri të partisë, ndërsa kjo erdhi pasi më 22 maj Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje nga pozita e tij si kryetarë i LSDM-së pas humbjes së thellë të kësaj partie ose më e rënda që nga formimi i saj, shkruan Top24
“Sipas afateve në Statutin e Partisë, do të ketë një periudhë të mjaftueshme për përgatitjen e kandidaturave dhe programeve, paraqitjen e kandidatëve në anëtarësi dhe regjistrimin e anëtarëve aktiv. Në seancën që do të mbahet më 30 maj, Bordi Qendror i LSDM-së duhet të miratojë Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe afatin për zbatimin e procedurës në nivelin më të lartë demokratik nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve brenda partisë.



