
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimosa Kusari-Lila ka komentuar mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.
Kusari-Lila në konferencën për media deklaroi se Kosova ka përjetuar padrejtësi shpesh-herë nga Bashkimi Evropian, dhe se një padrejtësi u bë edhe me mos-përfshijen e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave.
Ajo gjithashtu ka pohuar se është thellësisht e zhgënjyer pas këtij zhvillimi.
Ndryshe, Kosova nuk hyri në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, pavarësisht se në muajin prill Asambleja Parlamentare kishte rekomanduar fuqishëm anëtarësimin.
Gjermania, Franca dhe Italia kushtëzuan anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me “hapa konkret” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.



