
Maqedonia si pjesë e aleancës perëndimore ka ndaluar RT, Sputnik dhe rrjete të ngjashme ruse në Maqedoni, por efekti është zero, sepse mediat në Maqedoni me shumë komoditet përcjellin mediat ruse. Direkt jo, informacionet vijnë përmes mediave maqedonase të cilët përcjellin lajme nga Tass, jo kritike, ashtu siç është dërguar”, tha redaktori i “Media Civil”, Dragan Mishev.
Ai shtoi se është e lehtë të kontrollosh lajmet në motorët e kërkimit në internet, të shohësh se kush dhe si e ka transmetuar informacionin dhe nëse janë të vërteta apo dezinformata.



