
Sot në orët e hershme të mëngjesit në SPB Ohër është raportuar se, në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër, pas një operacioni kirurgjikal, është ndarë nga jeta një foshnje shtatë muajshe nga Veçani, i cili, ditën e mëparshme rreth orës 16:00, është sjellë në spital nga nëna e tij.
Foshnja, sipas raportit, është pranuar në spital me hematomë në kokë dhe pas vërtetimit të hemoragjisë së trurit, është bërë ndërhyrje kirurgjikale menjëherë.
Sipas deklaratës së nënës së tij, dëmtimet ndodhën pas rënies nga një krevat në shtëpinë e familjes në Veçan.



