
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në mesditë ka ndodhur një vetaksident në rrugën Pejë-Prishtinë, ku si pasojë ka vdekur drejtuesi i mjetit.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Zëdhënësi i Policisë tutje tha se në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML.



