Aleanca për Shqiptarët ka reagur ndaj deklaratave të Mickovskit.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot konfirmoi të gjitha paralajmërimet e Frontit Europian dhe Aleancës për Shqiptarët, se po përgadit një front anti BE dhe anti NATO, me Levicën e Apasievit dhe ZNAM të Dimitrievskit. Për të mos mjaftuar kjo, Mickoski sot i quajti “fundrina” (bagra) shumicën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duke thënë se nuk do lejojë të formohet koalicion me shqiptarët që duan të çojnë vendin drejt BE-së dhe Perëndimit. Kjo deklaratë vetëm dëshmon se ai është vazhdimësi e Gruevskit dhe Jankullovskës të cilët në të kaluarën, shqiptarër i quanin indian dhe me epitete të ngjashme.


