LajmeMaqedoniTopLajm

ISK: Mbi një e treta e postimeve të partive politike dhe liderëve politikë në RMV përmbajnë narrativa të dëmshme

Instituti për Studime të Komunikimit (IKS) publikoi raportin gjashtëmujor të monitorimit të narrativave politike në Maqedoninë e Veriut, duke zbuluar praktikat e dëmshme të komunikimit të partive politike dhe liderëve në vend. Sipas raportit, një e treta e numrit të përgjithshëm të postimeve të partive politike dhe liderëve përmbajnë narrativa të dëmshme, duke përfshirë akuzat pa argumente dhe sulmet personale.

Nga analiza, VMRO-DPMNE dhe LSDM dalin si partitë kryesore që përdorin këto narrativa, ndërsa në radhë të liderëve politikë, Dimitar Apasiev nga Levica shënon prezencën më të lartë me 50 postime të tilla gjatë periudhës së monitorimit.

Gjithashtu, raporti vëren se zyrtarët qeveritarë nuk janë të përjashtuar nga përdorimi i narrativave të dëmshme, duke përfshirë edhe raste kur ata abuzojnë me kanalin zyrtar për promovim personal dhe partiak.

Related Articles

Back to top button
Close
Close