
Ministri për sistem politik, Artan Grubi në një postim në profilin e tij në FB ka shkruar se tubimi i sotëm në Saraj u shëndrua në një tubim masovik duke paralajmëruar kështu fitoren e madhe të vizionit europian të përparimit të vendit, shkruan Top24
“Le të ftojmë të gjithë bashkëqytetarët tanë të votojnë masovikisht për Dr. Bujar Osmanin që t’i hapim rrugën zgjedhjes së Presidentit të parë shqiptar të shtetit me 2/3 e votave në Kuvend.
Vota juaj në këto zgjedhje presidenciale dhe parlamentare do të jetë kundërpërgjigje ndaj çdo tentative të destabilizimit nga Rusia dhe marionetat e saj në vendin tonë.
Vëllezër e motra, le ta vazhdojmë bashkë rrugëtimin e arritjeve tona kombëtare dhe shtetërore!
T’i themi JO Rusisë, PO Europës!” shkruan Grubi.





